ZYRTARE/ Zhegrova largohet nga Genk, futbollisti i Kosovës firmos me klubin e ri

ZYRTARE/ Zhegrova largohet nga Genk, futbollisti i Kosovës firmos me klubin e ri

Edon Zhegrova është zyrtarisht futbollist i Bazelit. Pas huazimit 1-vjeçar nga skuadra e Genk, klubi më i titulluar në Zvicër, ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e talentit kosovar, duke shpenzuar plot 3 milionë euro.

21-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2023 me kuqeblutë, teksa tashmë do të jetë zyrtarisht në pronësi të Bazelit. Zhegrova u aktivizua 18 ndeshje si huazuar me fanellën e klubi zvicerian, ku realizoi edhe 2 gola. Drejtuesit besojnë shumë te talenti kosovar, i cili mund të ketë një të ardhme të ndritur në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *