Redi Jupi për ligën Kosovë – Shqipëri në futboll: Ta bëjmë një kompeticion

Redi Jupi për ligën Kosovë – Shqipëri në futboll: Ta bëjmë një kompeticion

Redi Jupi, ish-futbollisti i Shqipërisë e ka komentuar ligën unike në basketboll mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll.Ai ka folur edhe për mundësinë e një lige të tillë në futboll, raporton “Zeri.info”.Jupi rekomandon që një gjë e tillë të bëhet edhe në futboll, por jo ligë, por në formë kompeticioni.

“Liga unike në basketboll është shumë interesante. Është dashur shumë punë që të arrihet këtu, por me sa shikoj, nuk është se ka pasur një interes të madh”, ka deklaruar Jupi në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.“Ta bëjmë një kompeticion, jo ligë, por jo sa për ta pasur, sporti nuk mund t’i bashkojë vendet, por mund të dërgojë mesazhe, duhet të bëjmë gjërat ashtu siç duhet”, tregoi ai.“Duhet të ketë një qëllim final, mbase një skuadër që e fiton Kupën mbarëshqiptare, të kualifikohet në garat evropiane. Unë mendoj që dy Federatat duhet të sakrifikojnë diçka. Njëra prej tyre duhet të heqë dorë nga një pozitë që dërgon në Evropë, në mënyrë që fituesi i Ligës Unike të marrë pjesë në garat ndërkombëtare”, shtoi Redi Jupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *