Kjo i duhej më së paku Kosovës – Muriqi mungon deri në mes të tetorit?

Kjo i duhej më së paku Kosovës – Muriqi mungon deri në mes të tetorit?

Sulmuesi kosovar i cili së fundmi u zyrtarizua si transferim te Lazio, ka rezultuar sot pozitiv në koronavirus.

Faqja zyrtare e Lazios ka konfirmuar se lojtari është infektuar dhe po qëndron i izoluar në Turqi, në gjendje asimptomatike.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Muriqi pritet t’i mungojë Simone Inzaghit deri në mes të tetorit,.

Nëse këto raportime janë të sakta, Muriqi atëherë do të humb ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore.

Lojtari aktualisht përveç koronavirusit është duke u rikuperuar edhe nga lëndimi që e linte jashtë në ndeshjet e shtatorit.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Muriqin deri në 8 tetorin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *