Pirlo debuton sot si trajner i Juventusit ne Serie A, debutim pritet edhe për Amir Rrahmanin te Napoli

Pirlo debuton sot si trajner i Juventusit ne Serie A, debutim pritet edhe për Amir Rrahmanin te Napoli

Kampioni i Italisë, Juventusi e fillon sonte mbrojtjen e titullit në Serie A ku do të ndeshet me Sampdorian nga ora 20:45.

E veçanta e këtij takimi është se në bankinën e Juventisut dot debutojë trajneri Andrea Pirlo.

Pirlo te Juve ka një mision të qartë. Titullin e kampionit nmë Itali por edhe synimet më të mëdha në Ligën e Kampionëve. “Zonja e Vjetër” ka kohë që investon për ta fituar këtë kompeticion dhe duket se me Pirlon që ka një përvojë të jashtëzmkonshme në fushë mund ta arrijë këtë.

Gjithsesi emocionet e Serie A fillojnë shumë më herët sot, që në orën 12:30 ku zhvillohet ndeshja me Parmës dhe Napolit.

Adhuruesit e futbollit kosovar presin me padurim debutimin e yllit të Kosovës, Amir Rrahmanit te Napoli i cili këtë edicion nga Verona iu bashkua gjigantit italian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *