ZYRTARE/ Conte e dëshironte në skuadër, INTER blen sulmuesin për 20 milion euro

ZYRTARE/ Conte e dëshironte në skuadër, INTER blen sulmuesin për 20 milion euro

Inter ka rikthyer në shtëpi Andrea Pinamontin, sulmuesin 21 vjeçar. Zikaltërit kanë shfrytëzuar të drejtën e riblerjes së kartonit të lojtarit për shifrën e 20 milion eurove, vetëm 17 ditë pasi e shitën te Genoa për 19.5 milion euro.

I dalë nga akademia zikaltër, sulmuesi shtatëlartë zhvilloi një sezon të mirë vjet, teksa dëshira e trajnerit Conte ishte ta kishte në ekip. Kontrata e re e firmosur me Interin është katër vjeçare, me 2 milion euro në sezon plus bonuse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *