Thiago Alcantara e mbyll me Bayern Munchen, mesfushori zgjedh skuadrën e re

Thiago Alcantara e mbyll me Bayern Munchen, mesfushori zgjedh skuadrën e re

Thiago Alcantara e ka mbyllur me Bayern Munchen. Mesfushori spanjoll refuzoi rinovimin e kontratës që skandonte në fund të vitit tjetër dhe ka kërkuar që tani largimin për shkak se edhe skuadra gjermane nuk dëshiron ta humbasi me parametra 0. Mediat e huaja bëjnë me dije se e ardhmja e tij do të jetë në Premier League te Liverpool.

Marrëveshja mes dy ekipeve është arritur dhe Liverpool do të paguajë 25 milionë euro plus bonuse që në total shkon në 30 milionë euro. Gjithçka është vendosur tashmë dhe Thigao ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Angli për vizitat mjekësore e më pas firma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *