Muriqi: Kam përjetuar shumë emocione këto ditë, jam pritur shumë mirë tek Lazio

Muriqi: Kam përjetuar shumë emocione këto ditë, jam pritur shumë mirë tek Lazio

Vedat Muriqi iu nënshtrua testeve mjekësore, nënshkroi kontratën me Lazion dhe më pas u nis për në Turqi.Asnjë problem, pasi Lazio dje njoftoi edhe zyrtarisht transferimin me Muriqin. Bomberi kosovar është kthyer në Turqi për çështje burokratike, përcjell GazetaBlic Sport.Ai ka folur menjëherë pas kthimit në Turqi për BeinSport, ku theksoi se është mirëpritur nga italianët.

“Unë jam në Turqi për të zgjidhur disa çështje burokratike, por nuk ka asnjë problem. Në këto ditë kam përjetuar momente emocionuese dhe jam mirëpritur nga Lazio. Shpresoj të bëj mirë në Lazio”, tha fillimisht Muriqi.“Unë nuk e di nëse është një numër fatsjellës, por unë doja të vazhdoja me këtë numër (94)”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *