‘Huqja e vitit ’ ndodh në Belgjikë

‘Huqja e vitit ’ ndodh në Belgjikë

Njëra nga huqjet më të mëdhaja në histori të futbollit ka ndodhur sot në Jupilere League të Belgjikës.

Në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme mes K.V. Mechelen dhe Oostende ka ndodhur një rast shumë interesant.

Mesfushori i K.V Mechelen, Aster Vranckx ka humbur një rast me portën e zbrazur nga një metër largësi.

Vranckx tentoi ta godiste topin por humbi baraspeshën dhe u rrëzua në tokë duke goditur shtyllën pingule.

Kjo humbje i kushtoi ekipit të tij pasi në fund të takimit, Oostende shënoi përmes Jack Hendry duke i fituar pikët e plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *