Arrihet marrvëshja historike Kosova dhe Shqipëria me ligë te përbashkët

Arrihet marrvëshja historike Kosova dhe Shqipëria me ligë te përbashkët

Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.

Kosova dhe Shqipëria nga sot do të kenë një ligë të përbashkët në basketboll.

Pas shumë negociatave, sot, në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave.

Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga dy shtetet.

Po ashtu, edhe bordi sot përbëhej nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 sekretarë të përgjithshëm të të dyja federatave, raporton lajmi.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel.

Për ngjarjen historike ka folur edhe Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *