A do të kandidojë Isa Mustafa për president? Përgjigjet vetë ai

A do të kandidojë Isa Mustafa për president? Përgjigjet vetë ai

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk pretendon ta marrë postin e presidentit të vendit.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai më nuk synon postin e të parit të shtetit.

“Kam hequr dorë, kemi kryeministrin”, është shprehur Mustafa.

“Si parti, kështu si jemi, nuk na takon që ta kemi edhe presidentin, edhe kryeministrin”, ka deklaruar Mustafa.

Dëshirojmë që kjo qeveri të vazhdojë, të japë rezultate”, ka shtuar ai.

“Të shohim se si do të reflektojnë edhe subjektet e tjera politike”, ka thënë Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *