Publikohen formacionet zyrtar, ja si do të rreshtohet Kombëtarja U-21 ndaj Andorrës

Publikohen formacionet zyrtar, ja si do të rreshtohet Kombëtarja U-21 ndaj Andorrës

Kombëtarja U-21 luan sot në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” kundër Andorrës, një kundërshtari që vitin e kaluar u mori një barazim 2-2 kuqezinjve. Pas fitores 1-5 në transfertë me Austrinë, atmosfera te 21-vjeçarët është mjaft e mirë.

Trajneri Alban Bushi nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në formacion. Vetëm dy lojtarët që u futën si zëvendësues në Austri, mesfushori Armando Dobra dhe sulmuesi Ernest Muçi, do ta nisin titullarë ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Vrionit dhe Mihanës. Pjesa tjetër e ekipit është e njëjtë me atë të katër ditëve më parë.

Vlen të theksohet fakti, se plot 5 lojtarë nga Kategoria Superiore do ta nisin sfidën e sotme si titullarë. Bëhet fjalë për Ismailgecin, Adolf Selmanin, Celhakën, Muçin dhe Xhixhën.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA (4-2-3-1 ): G.Selmani; Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci; Trajner: Alban Bushi

ANDORRA (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *