LAJM I FUNDIT/ Armando Sadiku transferohet te ekipi i ri

LAJM I FUNDIT/ Armando Sadiku transferohet te ekipi i ri

Armando Sadiku kthehet pa shumë kohësh në radhët e përfaqësueses shqiptare, të cilës i ka munguar shpesh për shkak dëmtimesh që e penguan jo pak në karrierën e tij.

Për herë të fundit ai ka veshur fanellën kuqezi në qershorin e vitit 2019 e thuajse 15 muaj më vonë është gati që të ndihmojë skuadrën e Rejas të arrijë kualifikimin në Ligën e Kombeve.

Menjëherë pas këtyre paraqitjeve ndaj Bjellorusisë e Lituanisë, atë e pret një udhëtim drejt Turqisë, për të firmosur me skuadrën e re.

Nga Turqia bëjnë të ditur se është gjetur një akord për transferimin e sulmuesit dhe parimisht, ai ka rënë dakord me kushtet finaciare që i ofron ekipi i ri.

Bëhet fjalë për klubin e Samsunspor, i ngiitur përsëri në elitën e futbollit turk me synimin për të qëndruar gjatë aty.

Klubi kërkon përforcime cilësore dhe Sadiku është një emër i cili shpresojnë se do t’u sjellë golat që u nevojiten për të qenë faktor në këtë kategori e të mos kthehen mënjëherë më poshtë.

Një aventurë e re për futbollistin shqiptar dhe një tjetër mundësi për të treguar forcën e tij, duke i dhënë lamtumirën eksperiencës spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *