Eksod te skuadra shqiptare, largohen të gjithë lojtarët, presidenti: Kemi qenë korrektë

Eksod te skuadra shqiptare, largohen të gjithë lojtarët, presidenti: Kemi qenë korrektë

Rënia e Tërbunit një kategori më poshtë solli largimin e shumë futbollistëve. Edhe pse klubi pukjan ka qenë shumë korrekt me ta, ata nuk kanë hezituar ta braktisin.

Mateo Baçi ka kaluar te Pogradeci, Mark Doda do të jetë pjesë e Burrelit, por edhe Dushku, Hasa, Fejzaj, Hyseni, Rashaj, Novakaj, Myslymi, Doçi, Zhivanaj dhe Canga kanë zgjedhur të ikin nga Tërbuni. Dy javë para se të mbyllej kampionati, u larguan edhe Osmanollaj e Përgjini, duke e bërë situatën kritike.

“Nuk më ka ardhur mirë për këtë ‘eksod’, sepse kam qenë korrekt. Gjithsesi, i falënderoj për kontributin që dhanë për Tërbunin dhe kam besim se trajneri Dalipi do të afrojë në ekip lojtarë cilësorë për të synuar ngjitjen”, tha për gazetën presidenti Gjon Gjonaj. Administrator i klubit është emëruar Kristian Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *