Tirana arrin akordin me futbollistin e Kombëtares

Tirana arrin akordin me futbollistin e Kombëtares

Përveç 3 afrikanëve që luajnë në mesfushë dhe sulm, te Tirana presin edhe një mbrojtës. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit kanë nisur nga puna dhe duket se e kanë gjetur mbrojtësin që kërkojnë.

Shaqir Tafa do të jetë afrimi i radhës për Tiranën në merkato. Sipas “Abc News”, kampionët e vendit kanë arritu marrëveshjen me mbrojtësin e Kombëtares U21 të Shqipërisë, Shaqir Tafa.

21-vjeçari prej 3 sezonesh luan në Serinë C italiane, ku është aktivizuar me Palermo, Kuneo e Monopoli dhe sezonin e fundit me Sikula Loencio.

Tafa luan në qendër të mbrojtjes dhe ka luajtur 14 ndeshje me Shpresat, ku 13 i ka nisur si titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *