Shahini: Paga minimale në Kosovë më e ulëta në Ballkan

Shahini: Paga minimale në Kosovë më e ulëta në Ballkan

“AKB-ja në Këshillin Kombëtar për ekonomi dhe investime për her të parë ka ngrit problemin e pagës minimale në Kosovë”, kështu ka shkruar në postimin e tij në ‘Facebook’, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Shahini ka thënë se “Nis nga ky fakt AKB ka marr këtë inicjativë t’i propozon edhe KKEI dhe KES që të lëvizim kah rritja e pagës minimale si determinus i qeverisë dhe bizneseve për të paguar punëtorët”.

Postimi i plotë i Shahinit:

AKB-ja në Këshillin Kombëtar për ekonomi dhe investime për her të parë ka ngrit problemin e pagës minimale në Kosovë.

Që nga viti 2011 paga minimale nuk ka lëviz nga 130/170 euro sipas ligjit. Nenit 57 i Ligjit të Punës Këshilli Ekonomik Social i propozon Qeveris së Kosovës në fund të vitit kalendarik përcaktimin e pagës minimale.

AKB, është duke e bërë një hulumtim studimor në baz të faktorëve zhvillimor që përcakton kriteret e rritjes së përgjithshme të tregut të punës kostoja e shpenzimeve jetësore të shkallës së konkurrencës dhe produktivitetin në vend,por edhe shkallës së papunsisë si pasoj Covid 19.

Gjatë pandemisë u pa se shumë puntor dhe biznese ishin të prekur nga papunësia kurse qeveria morri vendim që të paguaj pagat puntorëve 170 euro që ishin të gjithë të pa kënaqur.

Nis nga ky fakt AKB ka marr këtë inicjativë t’i propozon edhe KKEI dhe KES që të lëvizim kah rritja e pagës minimale si determinus i qeverisë dhe bizneseve për të paguar punëtorët.

Gadishmëria e kryeministrit Hoti se po sa të harmonizohet KES ne bazë të kritereve për rritje në qeveri do të aprovohet dhe do të na jep inkurajim të lëvizëm drejt ndryshimit pozitiv për punëtorët pas 9 viteve./Epokaere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *