Challandes flet për të ardhmen e Muriqit, e krahason me Lukakun e Interit

Challandes flet për të ardhmen e Muriqit, e krahason me Lukakun e Interit

Përzgjedhësi i Kosovës, Berndard Challandes të hënën pritet ta shpall listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ku fillimisht m e 3 shtator ndeshet me Moldavinë ndërsa ttri ditë më vonë ballafaqohet me Greqinë në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Ai në një bisedë për mediet italiane ka folur edhe për sulmuesin Vedat Muriqi i cili tashmë po kërkohet nga shumë skuadra, ndërsa është Lazio ajo që po këmbëngulë më së shumti për të.

”Muriqi është një luftëtar, ai që do të hidhte veten në zjarr për ekipin. Është një lojtar i ngjashëm me Romelu Lukakun”, ka thënë tekniku zviceran i Kosovës.

“Unë shpresoj që të nënshkruajë për Lazion, do të ishte një nënshkrim i mirë. Një fat edhe për ekipin tim kombëtar. Djemtë e mi respektohen”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *