Sevilla fiton Europa League

Sevilla fiton Europa League

Sevilla fiton trofeun e Europa League. Skuadra spanjolle triumfon në finalen e madhe me rezultat 3:2 kundër gjigantit italian, Interi, në takimin që u luajt në stadiumin në “RheinEnergieStadion” në Koln.

Sevilla është specialiste për Europa League, plot gjashtë herë e fiton këtë garë.

45 minutat e parë vërtetë kanë qenë për lakmi. Në minutën e 5-të, Interi avancon me rezultat 0:1 falë golit nga penalltia të Romelu Lukaku! Nuk vonon shumë dhe Sevilla barazon (1:1) pikërisht në minutën e 12-të. Navas me mjeshtëri harkon ndërsa Luuk de Jong nga një pozitë mjaft e vështirë ia del që të shënon me kokë.

Dramë e madhe, në minutën e 33-të, Luuk de Jong ashtu si dinë ai, godet bukur me kokë dhe shënon për epërsinë 2:1 në favor të Sevillës.

Luuk de Jong e kishte mbrëmjen e tij, duke shënuar dy herë dhe është më i merituari që Sevilla ngadhënjen ndaj skuadrës zikaltër.

ImageFOTO GALERI
Gëzimi ka qenë jetëshkurtër, pasi që Interi kundërpërgjigjet shpejt dhe përmes Diego Godin, që me mjeshtri godet me kokë, duke barazuar rezultatin 2:2.

ImageFOTO GALERI
Lukaku u shndërrua në figurë tragjike padashje për Interin.
Në minutën e 74-të, duke tentuar që ta shmang rrezikun, për fat të keq të tij dhe për fat të mirë të Sevillës, topi futet në rrjetë, 3:2.

FOTO GALERI
Sevilla triumfon ndaj Interit të fortë, kësisoj fitojnë trofeun e çmueshëm të Europa League. Duhet theksuar në minutën e 82-të, Sanchez godet ndërsa futbollisti Kounde mezi e largon topin nga vija fatale dhe shpëton portën e Sevillës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *