Selmanaj: Prishja e koalicionit me VV-në, vendimi më i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit

Selmanaj: Prishja e koalicionit me VV-në, vendimi më i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj , ka folur për zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeverisës.

Selmanaj ndër të tjera ka folur edhe për koalicionin me VV-në derisa ka thënë se ka pasur shpresa te ky koalicion, mirëpo ka potencuar se prishja e koalicionit ka qenë vendimi më i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit.

“Vendimi ma i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit ka qenë prishja e koalicionit me VV’në”, tha ndër të tjera Selmanaj në Pressing.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, po ashtu ka folur edhe për përplasjet e fundit në koalicion për postin e presidentit, derisa ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ardhshëm të vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *