Fatmir Limaj në ‘betejë’ me Ramush Haradinajn, ky është shkaku…

Fatmir Limaj në ‘betejë’ me Ramush Haradinajn, ky është shkaku…

Dikur ishin partnerë të pandarë, ku edhe tani janë në koalicionin qeverisës, por Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj që një kohë i kanë ftohur raportet mes tyre.

Krejt kjo për shkak të një deputeti, vota e të cilit ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti.

Haxhi Shala, shef i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate u largua drejt Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke bërë që grupi parlamentar i NISMA-së në Kuvend të shpërbehet.

E reagimi i Limajt ndaj Haradinajt ishte i ashpër.

“Po, unë nuk e kam thirrur Haxhi Shalën. Ai ka qenë shef i grupit parlamentar të NISMA-së, dhe ai do duhej të lobonte për vota, e jo ta lusnim atë. Unë nuk jam marrë fare me të, pasi e ka bërë qëndrimin e tij publik Haxhi Shalës. Unë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. I kam ndihmuar Ramush Haradinajt të bëhet kryeministër, por ai i ka qëndrimet e veta dhe nuk dua t’i komentoj”, ishte shprehur Limaj.

Por, pas largimit nga NISMA, Haxhi Shala ka vazhduar që ta ‘godas’ partinë e Limajt.

Ai vazhdimisht është parë me aktivistë të ndryshëm të NISMA-së të cilët i mori me vetë në AAK.

E kulmi arriti kur Komuna e Malishevës, e cila udhëhiqet nga NIMSA, ia ndali punimet e gurthyesit të Shalës. Ky i fundit, siç ka thënë drejtori komunal në këtë Komunë, Ahmet Morina, e ka kërcënuar me vrasje.

Edhe sot kjo ‘luftë’ e hapur mes Limajt dhe Haradinajt po vazhdon edhe tani, ani pse janë partnerë në koalicion.

Lideri i NISMA-së, Famir Limajt sot ka bërë të ditur se tre zyrtarë të AAK-së i janë bashkuar NISMA-së.

“Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege. Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare. Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend. NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin”, shkroi Limaj në facebook,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *