Broja “fluturon” drejt skuadrës së re

Broja “fluturon” drejt skuadrës së re

Nuk ka më dyshime, Armando Broja, do të veshë fanellën e skuadrës së Viteses sezonin e ri, ku do të luajë si u huazuar nga gjigantët e Çelsit.

Ka qenë vetë sulmuesi shqiptar, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar se është duke fluturuar drejt Holandës, ndërkohë ditët e nesërme, pritet të vijë dhe zyrtarizimi te skuadra e re.

Kujtojmë që Broja, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, teksa pritet shumë nga ai në të ardhmen.

Huazimi në kampionatin holandez do ta ndihmojë sulmuesin të rritet, duke marrë më shumë minuta. 19-vjeçari debutoi sezonin që shkoi me fanellën e Çelsit në Premier Ligë, një arritje mjaft pozitive kjo për një futbollist të ri si Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *