Dramë në Barcelonë, Messi ndërpret pushimet

Dramë në Barcelonë, Messi ndërpret pushimet

Sikurse njofton “Sport”, gazeta katalanase, Leo Messi dhe Ronald Koeman janë duke u takuar në Barcelonë, për të adresuar situatën e yllit argjentinas në klubin Blaugrana.

Holandezi kërkoi të takohej urgjent me kapitenin, teksa performancën e tij të parë si trajner i katalanasve e ka filluar me “samitin” që po zhvillohet në Barcelonë.

Messi ndërpreu pushimet e tij për tu rikthyer në Barcelonë dhe për të folur me trajnerin e ri.

Kjo ishte një çështje parësore për të gjithë. Leo është akoma shumë i prekur nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, me humbjen poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich, ndaj janë ngritur shumë dyshime për vazhdimin e tij te Barça. Koeman po i prezanton projektin e tij dhe shpreson ta bindë që të qëndrojë dhe të jetë “lokomotiva” e Blaugrana-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *