ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë pa “frena” në merkato, firmosin edhe 4 lojtarë të tjerë

ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë pa “frena” në merkato, firmosin edhe 4 lojtarë të tjerë

Turbina vazhdon “pa frena” në merakto. Pasi zyrtarizuan trajneri Marcelo Troisi, Bruno Lipin dhe 3 brazilian, skuadra nga Cërriku ka firmosur edhe me Renato Saphiu. Sulmuesi 21-vjeçar ishte pjesë e Dinamos sezonin e kaluar, ndërsa tani ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te Turbina.

Njoftimi është nga vetë klubi në faqen zyrtare teksa ka prezantuar edhe lojtarin. Më herët, Spahiu ka qënë në Greqi me ekipin U19 të Kërkyrës dhe Kronos Argyradon, ndërsa ka luajtuar në Superligë edhe me skuadrën e Laçit. Gjithashtu janë zyrtarizuar edhe afrimet e Kejson Kumanaku, Pedro Marcos dhe Joao Sabino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *