Żyrtare/ Ekipi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, preżañtôn 3 blerje dhe shokun e Neymar

Żyrtare/ Ekipi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, preżañtôn 3 blerje dhe shokun e Neymar

Merkato vijon të bëhet e nxehtë për Turbinën, që ka prezantuar 3 afrimet e fundit. 2 sulmues dhe një mesfushor për Marcelo Troisin, që të tre nga Brazili. Ulja në stol e ish-trajnerit brazilian të Flamurtarit ka sjellë edhe ndryshim në strategjinë e cërrikasve, që afrojnë kështu tre lojtarët e radhës.

Marcos Delgado 23 vjeç dhe Heron Sarmento po 23 vjeç luajnë në vijën e parë të sulmit, ndërsa Alexandër Cardoso luan si mesfushor dhe ka një eksperiencë në Portugali. Sulmuesi Saramento është shok I ylli brazilian Neymar, derisa është produkt I akademisë së Sao Paolos dhe ka luajtur për Kombëtaren U21 të Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *