Pritja e gjatë përfundon, Wenger gjen ekipin e ri?

Pritja e gjatë përfundon, Wenger gjen ekipin e ri?

Arsene Wenger është ofruar për zëvendësimin e Ronald Koeman në postin e selektorit të Holandës.

Ronald Koeman së shpejti pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës.

Largimi i tij nga posti i selektorit të Holandës për të marrë drejtimin e skuadrës nga Camp Nou mund të përcillet me angazhimin e një prej trajnerëve më të njohur në botë te ekipi i “Tulipanëve”.

‘Fox Sports’ raporton se Arsene Wenger i është ofruar Federatës së Futbollit të Holandës (KNVB) në lidhje me zëvendësimin e Koemanit.

Wenger ka qenë pë angazhim prej largimit nga Arsenal në maj të vitit 2018 kur skadoi kontrata e tij me klubin londinez.

Aktualisht, francezi ka një rol në FIFA dhe angazhime si analist i ndeshjeve të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *