ZYRTARE/ Besa bëhet e frikshme, prezanton 2 goditje në merkato

ZYRTARE/ Besa bëhet e frikshme, prezanton 2 goditje në merkato

Pas Egnatias, një tjetër klub ka hedhur kandidaturën për Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një klub me shumë histori në futbollin shqiptar si Besa e Kavajës.

Nëpërmjet faqen zyrtare, kavajasit sot kanë prezantuar 2 goditjet e radhës në merkato, bëhet fjalë për 2 futbollistë që sezonin e kaluar ishin pjesë e Besëlidhjas.

Mesfushori Aristel Koleci si dhe mbrojtësi polivalent Igli Moqi, të cilët kanë firmosur dhe do të mbajnë veshur fanellën verdhezi në këtë sezon të ri.

Pritet që në ditët në vijim, të ketë të tjera afrime. Kujtojmë që më herët me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi elbasanas Jurgen Peqini, i cili ishte pjesë e Turbinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *