Meta kërkon falje për kaosin në Kakavijë: Faji i qeverisë, drejtuan kot gishtin nga Greqia

Meta kërkon falje për kaosin në Kakavijë: Faji i qeverisë, drejtuan kot gishtin nga Greqia

Presidenti Ilir Meta, përmes një konferencë ka hedhur akuza ndaj qeverisë për kaosin e krijuar me qytetarët shqiptarë në Kakavijë.

Presidenti u shpreh se gjithçka ndodhi për faj të qeverisë shqiptare, dhe jo për faj të shtetit fqinj.

“Mijëra emigrant, të moshuar, gra dhe fëmijë u lanë të braktisur nga shteti shqiptar. Situata që ndodhi në Kakavijë ka të bëjë ndodhi për shkak të përgjegjësive të paushtruara në kohë nga qeveria. Qeveria nuk bëri asnjë njoftim apo paralajmërim në kohën e duhur, mbi kuatën e leje kalimit të 750 personave. Përgjegjësia është vetëm e shtetit shqiptar. Qeveria u justifikua duke drejtuar gishtin nga Greqia. Radhët e gjata kilometrikë të shqiptarëve në kufi, sidomos në kushtet e pandemisë, janë të pajustifikuara. Qeveria fajësoi edhe vetë qytetarët për radhët, kjo është e pafalshme”, deklaroi Meta.

Meta kërkoi falje në emër të presidencës për kaosin në Kakavijë/Gazeta-Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *