Luana Vjollca sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Luana Vjollca sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

I paralajmëruar prej javësh, pritja e fansave të shumtë të saj ja paska vlejtur pasi Luana solli një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj, shkruan Gazeta Express.

“Locos” mban titullin kënga, e cila sjell shumë ritëm në këtë verë dhe edhe më ‘’hot’’ e bëjnë lëvizjet dhe koreografia fantastike që na zbulon edhe një tjetër talent të Luanës, atë të vallëzimit.

Videoklipi është xhiruar i tëri në Tiranë ndërsa sipas burimeve të Gazetës Express kap një kosto shumë të lartë shpenzimesh duke filluar nga avioni privat, veturat luksoze e deri tek veshjet e Luanës të markave të njohura botërore si “Versace” e “Philipp Plein’’.

Jay Santos, ylli i muzikës latine, i cili ka qenë edhe iniciatori i këtij bashkëpunimi, është i njohur në tregun muzikor me hitet si “Caliente”, “Dale morena” etj.

Ndryshe ky është bashkëpunimi i dytë ndërkombëtar për Luanën ,e cila vetëm një vit më parë solli projektin “Yalla habibi” në bashkëpunim me Faydee.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *