Ky është “Plani B” i Ramush Haradinajt nëse nuk zgjidhet President i Kosovës

Ky është “Plani B” i Ramush Haradinajt nëse nuk zgjidhet President i Kosovës

Kreu i AAK-së ditë më parë lajmëroi që ka marrë bekimin e partisë për t’u bërë President i Kosovës.

Kjo në kohën kur shefit aktual të shtetit nuk i ka mbetur as edhe një vit mandat në krye të vendit.

Por, edhe kjo kohë që i ka mbetë mund të shkurtohet pasi vet Thaçi ka paralajmëruar që mund të jap dorëheqje në rast se i konfirmohet aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Media nga burime brenda partive dhe institucioneve të vendit ka marrë vesh se në fakt partitë që po udhëheqin vendin bashkë me PDK-në janë pajtuar me kandimin e Ramush Haradinajt.

Por, si duket ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka edhe planin B, nëse nuk mund të zgjedhet President i Kosovës.

Mësohet se edhe nëse nuk arrihet qëllimi për t’u bërë President vendi, plani është i qartë se si duhet të veprohet.

Në këtë rast jo veç që do të rrezikohej të bie Qeveria aktuale e udhëhequr nga Avdullah Hoti, por si duket Haradinaj ka caktuar edhe rrugën që do të ndjek pas kësaj.

Merret vesh se më pastaj Haradinaj bashkë me partinë e tij do të dilte në krahun tjetër politik atë të Vetëvendosjes.

Kështu që në rast se Haradinaj nuk do të zgjidhet President vendi, zgjedhjet e reja lehtë mund ta kenë një bllok partishë e politikanësh në një anë, të përbërë nga Vetëvendosje e Albin Kurtit, Vjosa Osmani dhe AAK e Ramush Haradinajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *