Guardiola një dështim, futbolli i tij i pasuksesshëm në Evropë

Guardiola një dështim, futbolli i tij i pasuksesshëm në Evropë

“Nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve me City-n, do të kem dështuar.” Këtë deklaratë Pep Guardiola e dha disa ditë para eliminimit të City-t në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve nga Lyoni. Sfida e Lisbonës ka dekretuar një tjetër dështim të Pepit. 1-3 ndaj francezëve, rezultat që sanksionoi eliminimin e tretë radhazi në çerekfinale të trajnerit spanjoll (plus një në raundin e 1/8-ave). Në fillim te Bayerni dhe më pas te City,

Gjenerale
Spanjolli kaloi tri sezone në Bavari para se të merrte përsipër projektin ambicioz të sheikëve të Citizens. Guardiola e mori drejtimin e skuadrës angleze si garanci suksesi dhe mënyra më e shpejtë për të ngritur kupën “me veshë të mëdhenj”. Dueti City-Guardiola, i suksesshëm në Angli, në Champions rezulton dështim.

Pas viteve të arta si “guru” i futbollit të ri te Barcelona, ​​Pep nuk qe në gjendje të triumfonte në garat europiane ndërsa drejtonte “ushtri” edhe më të pasura se klubi katalan. Tri eliminime në gjysmëfinale në krye të Bayernit, të gjitha përballë ekipeve spanjolle, pastaj jashtë në raundin e 16 më të mirave në vitin e parë me Manchester City-m, para tri eliminimeve radhazi në çerekefinale, më i bujshmi përballë Lyonit të Rudi Garcias.

Nëse në Bavari filozofia e trajnerit katalan gjeti disa pengesa në aspektin social dhe ekonomik, te City dështimi i tij rrezikon të bëhet astronomik. Në katër sezonet në Angli, sheikët kanë shpenzuar thuajse 1 miliard euro në merkato, për t’i vënë në dispozicion lojtarët më të mirë, shpesh me kërkesën e vetë Guardiolës, më qëllim triumfin në Champions, që mbetet tabu/Kanal10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *