Zgjidhet situata në Kapshticë, autobusët me emigrantë do kalojnë çdo 20 minuta

Zgjidhet situata në Kapshticë, autobusët me emigrantë do kalojnë çdo 20 minuta

Situatës kaotike në qytetin e Bilishtit i është dhënë zgjidhje. Disa emigrantë që po udhëtonin me autobus folën para medieve se ishin të bllokuar prej 4 orësh pasi ishte ngritur një postbllok policie në qytetin e Bilishtit që nuk i lejonte të kalonin drejt pikës kufitare të Kapshticës.

Pas një pritje të gjatë, burime për Faxëeb.al konfirmojnë se autoritetet komunikuan që nisja e autobusëve të bëhet çdo 20 minuta. Kujtojmë se prej disa ditësh ka pasur probleme në pikën e Kakavijës dhe Kapshticës pasi nuk lejohej kalimi i emigrantëve pa testin e Covidit.

Pala greke ra dakord që të vazhdojë punën deri sonte në 22:00, ndërsa duke nisur nga nesër, do të kalojnë vetëm 750 makina në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, ku emigrantët duhet të jenë të pajisur me testin që tregon se janë negativë ndaj Covidit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *