Të gjithë qytetarët në Kakavijë do të kalojnë kufirin, parálajmërimi për të tjerët që nisen

Të gjithë qytetarët në Kakavijë do të kalojnë kufirin, parálajmërimi për të tjerët që nisen

Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili ka raportuar nga Kakavija se është arritur marrëveshja mes palëve se do të kalojnë të gjitha makinat që ndodhen në autokolonën e gjatë në drejtim të vendit fqinj. Kjo konfirmohet nga burimet e Fax News nga eféktivët e pólicisë të cilëve u janë dhënë direktivat për të njoftuar dhe menaxhuar situatën.

Ndërkohë, siç e raportuam edhe më herët, të gjithë ata që do të nisen nga ky moment drejt Greqisë nga zona të ndryshme të vendit, duhet të kenë me vete certifikatën e téstimit që kanë rézultuar négativ me Covid-19.

Për këtë në tre pika të aksit që të dërgon në Kakavijë, janë vendosur postóblloqe pólicie të cilët këshillojnë qytetarët për másat e reja.

Autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje pas ngjarjeve kaótike në dy doganat që ndaj vendin tonë me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë, ndërsa kjo e fundit ishte më próblematikja gjatë 3-4 ditëve të fundit, me mijëra njerëz që prisnin në radhët kilometrike të mjeteve për të kaluar në shtetin fqinj.

Ditën e sotme burime bëjnë me dije se në Jorgucat, Tepelenë dhe Gjirokastër janë vendosur postóblloqe për të njoftuar qytetarët që të mos nisen drejt Kakavijës nëse nuk disponojnë një certifikatë që kanë dalë négativ nga téstimi për Covid-19.

Ndërkohë, hyrja e shqiptarëve por jo vetëm në shtetin helen vijon pas vendimit të mbrëmshëm për shtyrjen me 24 orë të kohës që duhej shfrytézuar deri në hyrjen në fùqi të másave të reja të Greqisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *