Luana Vjollca me imazhe  nga xhirimet e klipit të realizuara në aeroport

Luana Vjollca me imazhe nga xhirimet e klipit të realizuara në aeroport

Këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin e njohur kolumbian, Jay Santos.

“Locos” mban titullin kënga e re e dyshes, e cila është ritmike dhe e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe spanjisht.

Luana erdhi si gjithmonë mjaft e freskët dhe atraktive në klip, duke mahnitur fansat me performancën e saj.

Së fundmi, ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet, një pjesë e të cilave u kryen në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Ajo dukej mjaft tërheqëse dhe provokuese në një kostum të gjelbër me dizajn marihuane, teksa vinte në pah këmbët e tonifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *