Lionel Messi tremb fansat e Barcelones, mund të largohet nëse ndodhë …

Lionel Messi tremb fansat e Barcelones, mund të largohet nëse ndodhë …

Sipas mediave në Spanjë, Lionel Messi ka paralajmëruar bordin e Barcelonës: Bëni ndryshime të mëdha ose unë largohem vitin tjetër.

Ylli argjentinas ishte i zemëruar në humbjen e thellë 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Blaugranasit, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton El Partidazo de Cope, Messi ka kërkuar nga bordi i klubit që të bëhen ndryshime rrënjësore qysh nga hierarkia e deri të transferimet e reja.

Argjentinasi besohet se e do bashkëkombësin e tij, Mauricio Pohettino si trajner të ri, shkaku që Quique Stetien do të shkarkohet sonte,

Messi po ashtu nuk e do Josep Bartomeun më si president dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të ndodhë largimi i tij.

Në listën e largimeve do të jetë edhe ish-bashkëlojtari i tij që tani është drejtor sportiv, Eric Abidal, shkaku i përplasjeve që kishin më herët në këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *