Duda Balje zbulon politikanin shqiptar që pëlqen më shumë: Sa e kam pasur…

Duda Balje zbulon politikanin shqiptar që pëlqen më shumë: Sa e kam pasur…

Deputetja Duda Balje, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Provokacija”. Nënë e tre fëmijëve, Duda ka treguar se është kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Ndërsa kur u pyet nga moderatori i emisionit, Mustafa Nano, Balje tregoi se kush është politikani më simpatik në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Edi Rama, veç për gardin. Unë nuk jam kompetent për ta vendos, por zoti Rama gjithmonë ka përkrah Kosovën dhe unë gjithmonë pëlqej gardin. Sa e kam pasur mundësinë për ta përcjellë më pëlqen shumë.

Në Kosovë nuk mundem të zgjedh një person. Unë jam me mandat të tretë deputete dhe kam pasur mundësinë të punoj me secilën parti të madhe. Unë kam pasur edhe respekt. Edhe tani me kryeministër dhe kur ka pasur kryeministër LDK dhe PDK, mirë kemi kaluar”, tha Duda Balja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *