Dua Lipa kujton vuajtjet e familjes: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë!

Dua Lipa kujton vuajtjet e familjes: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë!

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, së fundmi ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme “W Magazine”.

Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë, duke treguar detaje nga karriera dhe jeta e saj. Mes shumë sukseseve që po shijon këtë vit, nisur nga albumi i saj “Future Nostalgia” që doli në shitje në mars, revista i ka kushtuar Duas edhe një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte një refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.

“Dua Lipa vjen nga një familje shumë liberale e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, shkruan “W Magazine” për artisten shqiptare.

Më tej, revista shkruan: “Në vitin 1992, tre vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë, nga forcat nën drejtimin e presidentit serb Slobodan Milosevic.

Në kohën kur familja Lipa u rikthye në vendlindje në vitin 2006, kur Dua ishte 11-vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile, shpërngulje masive të popullsisë dhe krime lufte, për të cilat u akuzuan më vonë një numër zyrtarësh, përfshirë Milloshevicin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”.

“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë. Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë më tej këngëtarja me origjinë shqiptare./Kanal10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *