Ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë, Tomori i tregon derën

Ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë, Tomori i tregon derën

Tomori është rikthyer në Kategorinë e Parë pas një sezoni të luftuar deri në fund. Një nga personat që çuan beratasit në këtë sukses ishte edhe Kristaq Mile, trajneri që drejtoi Tomorin. Në Berat gjasat janë të pakta që ai të ulet sërish në stol, pasi drejtuesit janë duke kërkuar tjetër trajner.

E hëna do jetë ditë vendimtare për Tomorin, ndërsa do të mësohet edhe trajneri I ri. Një ndër emrat e përfolur është edhe Bledar Sinella, ish-trajner I Tomorit. Beratasit kanë ambicie që të pretendojnë elitën në sezonin që vjen, ndërsa pritet që edhe mes lojtarëve të ketë prurje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *