Në vitiñ 2013 stervitej me Manchester United, Sot prezantohet tek Kastrioti

Në vitiñ 2013 stervitej me Manchester United, Sot prezantohet tek Kastrioti

Klubi i Kastriotit vazhdon përforcimin me lojtarë cilësorë, duke kërkuar që këtë radhë kthimi në Kategorinë Superiore të zgjatë më shumë. Klubi krutan si zakonisht studion shumë tregun e huaj dhe sot ka prezantuar një nga afrimet e reja, një futbollist brazilian i cili në të kaluarën ka luajtur me emra të rëndësishëm të futbollit europian.

“Agnaldo Moraes është lojtari me i ri i Kastriotit. Mesfushori nga Brazili ka firmosur me klubin dhe prej ditës së sotme i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Moraes ka luajtur me disa ekipe të njohura si Molde në Norvegj, Rops në Finlandë, por edhe në Brazil me Vila Novo dhe Desportivon. I urojmë Moraes suksese me fanellën e Kastriotit”, shkruante klubi krutan në postimin që tregonte afrimin e këtij futbollisti.

Në fakt, Moraes është cilësuar për shumë vite si një talent në futbollin në vendlindjen e tij. I pikasur nga skautët e Mançester Junajtid, ai luajti disa ndeshje miqësore me klubin e njohur anglez në vitin 2013. Në këto miqësore, ai siguroi një firmë te Molde, e cila drejtohet nga Ole Gunar Solskjaer, por nuk arriti të bëhej një pikë fikse në skuadrën e parë dhe u huazua shpesh në skuadra të tjera gjastë këtyre viteve që ishte nën kontratë me norvegjezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *