Shpërthen në lot! Ky veprim ka prekur thellësisht…

Shpërthen në lot! Ky veprim ka prekur thellësisht…

Kush do ta besonte se Valencia do ta largonte nga skuadra kapitenin e tyre, futbollistin që veshi fanellën e klubit për nëntë vjet, duke regjistruar 383 ndeshje e 63 gola për klubin.Largimi i tij është një mesazh i qartë se në futbollin modern nuk ka më ndjenja, mirënjohje apo romancë.

Parejo, pas shitjes te Villarreal, iu është drejtuar tifozëve të Valencias me një mesazh.Ai kishte kërkuar që atij t’i mundësohej një përshëndetje me tifozët, diçka që është refuzuar nga Valencia, e që më keq, lajmin për shitjen nuk ia kanë përcjell drejtpërdrejt atij, por agjentit të futbollistit.

?Dani Parejo:

“Kam dy shtepi, njera eshte kjo ku jetoj, tjetra eshte Mestalla. Do me kishte pelqyer te bej nje konference per shtyp ne Mestalla,por nuk ishte e mundur.”

“Objektivi im ka qene gjithmone njesoj, do me kishte pelqyer te terhiqesha tek Valencia.”

“Po iki me ndergjegjen e qete, por i trishtuar dhe i merzitur. Futbolli eshte keshtu, por Valencian gjithmone do e mbaj ne zemer.”

“Pas karantines, klubi vendoset ne kontakt me agjentin tim. E kuptoj qe mund te kete qene me mire per klubin, por nuk besoj se ishte momenti i duhur.”

“Djali im Dani me pyet se pse po shkoj tek nje ekip tjeter kur ai gjithmone ka qene me Valencian (Parejo shperthen ne lot).”

“(Me lot ne sy): Kujtoj vetem momentet e mira qe kam kaluar ketu. Jam krenar me karrieren time tek Valencia.”

“Nuk dime realisht se cfare ndodhe tek Valencia. I marrim vesh si ju. Shkarkimi i Camarasa, qe me preku shume, fizioterapisti… Kam tentuar te gjej nje menyre per te qendruar, por nuk ishte e mundur.”

“Te shkoj tek Villarreal ka qene vendimi me i mire qe kam marre pas largimit nga Valencia. Eshte nje klub stabel dhe familjar.”

“Nuk kam perjetuar asgje me te mire sesa te luajturit tek Valencia.”

“Nuk kam marredhenie pothuajse fare me Peter Lim. Kam qene me te vetem 24 ore ne Singapur kur bleu klubin. Me Anil Murthy nje marredhenie ashtu keshtu. Une kam qene gjithmone i sinqerte me te dhe kjo ndoshta me ka demtuar.”

“Sikur te kisha mundur te terhiqesha tek Valencia.”

“Nese marredhenia ime me Marcelinon ka ndikuar? Nuk e di. Per Marcelinon mund te them vetem fjale te mira, njesoj si per Valverde, Nuno apo Emery. Nuk mund te shenjosh dike per kete gje. Ky nuk eshte problemi im.”

“Para se te mbaronte kompeticioni, Valencia kontaktoi me mua dhe agjentin tim qe nuk do vazhdoja. Por nuk dua qe kjo te justifikoje rezultatet e ndeshjeve, edhe pse nuk ishte forma dhe as momenti i duhur kur kishte edhe nje jave e gjysme kompeticion.”

“Gjithmone kam qene nje kapiten per bashkelojtaret e mi.”

“Nuk e di nese do e vendosin imazhin tim ne Mestalla, por per mua Valencia eshte maksimumi (fillon te qaje) nuk kam qene ne nje klub njesoj.”

“Duhet te shkoj te pershendetem me shoket e mi sepse nuk e kam bere (qan), vetem me telefon.”

“Per Coquelin e prisja. Eshte nje futbollist i madh dhe kam fatin te luaj serish me te.”

“Nese deshiron te jesh nje klub poten dhe te luftosh per te hyre ne Champions duhet te kesh lojtar te mire. Nuk me kane thene nese motivi ka qene per pagen, per arsye sportive apo sepse jam i sinqerte.”

“Ne shtator, kur larguan Marcelinon, gjithe ekipi donim te shkonim ne Singapur.”

“Eshte nje moment i veshtire sepse kam 9 vite ketu, femijet e mi jane Valenciane, une isha kapiten dhe kam kaluar jeten ketu. Kam kalur dite te veshtira. Te veshtira sepse po largohem nga klubi i jetes sime. I iluzionuar sepse po shkoj ne nje ekip me projekt te madh.”

“Une vetem mund t’i uroj klubit me te mirat. Mua dhe familjes sime na ka bere te shijojme shume. Kam vetem fjale falenderimi per Valencian dhe tifozet. Gjithmone do i uroj me te mirat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *