I čílêsuar si “ârkitektí” i Superligës, trajneri i njohur pranë skuadrës së Kategorisë së Parë

I čílêsuar si “ârkitektí” i Superligës, trajneri i njohur pranë skuadrës së Kategorisë së Parë

Samuel Nikaj është një nga trajnerët më të suksesshëm në Kategorinë e Parë. Shkodrani, i cili është cilësuar si “arkitekti” për Superligën duke qenë se i jep një “dorë të madhe” ekipeve për ngjitjen në elitë, është pranë pankinës së skuadrës së Burrelit.

Tekniku i njohur është shfaqur sot në një kafe me drejtorin teknik të matianëve, Klevis Gjokën duke konsumuar një kafe së bashku. Me siguri që qëllim kryesor është arritja e marrëveshjes për të bashkëpunuar për sezonin e ri. Megjithatë pritet konfirmimi zyrtar nga ana e klubit apo e vetë trajnerit shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *