Dinamo nuk ñdâlet në merkâtó, firmos me ish-lojtarin e Skënderbeut

Dinamo nuk ñdâlet në merkâtó, firmos me ish-lojtarin e Skënderbeut

Klaudjo Hyseni është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Mesfushori 26-vjeçar është prezantuar sot në klubin kryeqytetas duke u bërë pjesë e projektit ambicioz të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ai ka firmosur një kontratë që e bën atë pjesë të “Nëndetëses Blu” për dy sezonet e ardhshme. Në njoftimin e klubit për mediet thuhej:

“Klaudjo Hyseni që prej ditës së sotme është zyrtarisht lojtar i Dinamos.

Mesfushori 26-vjeçar i cili ka luajtur edhe në superiore me Skënderbeun e Teutën si dhe me disa ekipe në kategorinë e parë, ka zgjedhur Blutë dhe projektin e presidentit Pontrelli për vazhdimësinë e karrierës, duke hedhur edhe firmën mbi kontratën që e mban të lidhur për dy sezonet e ardhshme me fanellën dinamovite.

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *