Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës?

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës?

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës, teksa Juventusi kërkon të ulë sa më shumë shpenzimet nga paga e futbollistëve.

Kampionët e Italisë janë goditur rëndë financiarisht nga Covid-19, dhe po synojnë të eliminojnë kontratën milionere të Ronaldos.

Madje, mësohet se drejtuesit bardhezinj kanë kontaktuar me Barcelonën për të ditur interesin e saj, sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague. Kujtojmë se ylli portugez ishte golashënuesi më i mirë i Juves gjatë sezonit të fundit, me 35 gola në të gjitha garat.

Emri i tij u lakua edhe te PSG-ja, ndërsa tani lidhet me “Camp Nou”. Nëse do të bashkohej me Leo Messin, edhe pse duket një variant i pabesueshëm, do të kishim plot 11 “Topa të Artë” te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *