Synohet rikthimi në elítê pas 15 vitesh, një emër i mâdh në pãnkíñê për skuadrën e Egnatias

Synohet rikthimi në elítê pas 15 vitesh, një emër i mâdh në pãnkíñê për skuadrën e Egnatias

Gugash Magani do të jetë trajneri i sezonit të ri për skuadrën e Egnatias. Burime të besueshme bëjnë me dije për newsport.al që tekniku peqinas ka pranuar bashkëpunimin me drejtuesit rrogozhinase. Oferta e bërë dhe projekti ambicioz ka joshur një nga trajnerët më të njohur të kampionatit shqiptar për t’i thënë “Po” propozimit të tyre.

Synimi kryesor është rikthimi në elitë. Plot 15 vite mungesë në majën e futbollit shqiptar kanë bërë që drejtuesit të “hapin thesin” duke përgatitur një buxhet të kënaqshëm për kërkesat e trajnerit Magani. Si një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, por jo vetëm peqinasi pritet të formojë një grup simpatik për të arritur objektivat e klubit.

Tregu vendas do të jetë prioritet, por nuk përjashtohen edhe afrime nga Kosova, lojtarë që Magani i njeh mirë pas aventurës së tij në krye të Trepça ’89. Afrimi i 55-vjeçarit në krye të pankinës rrogozhinase ka entuziasmuar jo pak sportdashësit e atij qyteti. Vetëm një “maestro” si Magani që ka punuar me shumë klube të elitës shqiptare mund të arrijë të rikthejë edhe njëherë në Superligë, Egnatian, që nuk e sheh majën që prej sezonit 2004-2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *