E kërkoi Partizani, íšh-futbollisti i Devollit trâñsferòhet te Laçi

E kërkoi Partizani, íšh-futbollisti i Devollit trâñsferòhet te Laçi

Laçi lëviz në merkato, por duke mbajtur një pròfíl të ulët, larg źhùrmês për afrimet që ka bërë. Pas zyrtarizimit të portierit Alen Sherri, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, afrimi i radhës vjen nga Kategoria e Parë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të Devollit, Klejdi Rapo. Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon, ndërsa ra shumë në sy edhe në finalen e “play out”-it ndaj Partizanit B.

Ai ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij, duke bërë lëmsh mbrojtësit e kuq sa herë kishte topin në këmbë. Kjo nuk mund t’u shpëtonte kurbinasve, paçka se Rapo kishte oferta edhe nga ekipe të tjera.

Vetë Partizani ishte íñteresuar për lojtarin, por mesa duket, ka qenë Laçi që e ka bindur. Tashmë te kurbinasit do të jenë dy Rapo, sepse krahas mesfushorit Donald Rapo që u afrua në janar, pjesë e ekipit do të jetë edhe Klejdi. Ky i fundit është 26 vjeç dhe ka dalë nga akademia e Skënderbeut, ndërsa ka luajtur edhe për Pogradecin në Kategorinë e Parë.

Krahas ish-lojtarit të Devollit, mësohet se me skuadrën e Armando Cungut po stërviten këto dy ditë edhe dy elementë shumë premtues për të ardhme, që së fundmi kanë qenë pjesë e akademive në Tiranë dhe Kosovë, pikërisht Endri Murati dhe Dijar Nikqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *