ZYRTARE/ Dinamo nuk ñdâlet, kryeqytetasit bêjën gódítjeñ e dytë në merkato

ZYRTARE/ Dinamo nuk ñdâlet, kryeqytetasit bêjën gódítjeñ e dytë në merkato

Dinamo gódet në merkato. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Artion Alillari. Ai ka luajtur në sezonin e kaluar me Pogradecin, teksa ka shkëlqyer.

24 vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 10 assiste në edicionin futbollistik që lamë pas. Dinamo, si duket, kërkon rikthimin në majën e futbollit shqiptar

Postimi:

Dinamo e presidentit Pontrelli bën një goditje të madhe në merkato!

Sulmuesi pogradecar Artion Alillari, një prej golashënuesve të grupit B dhe i liqenorëve në sezonin e kaluar, sot është zyrtarisht i Dinamos.

Lojtari është ndjekur që prej muajit Janar, duke qënë edhe një dëshirë e madhe e presidentit.

Nëndetësja kështu largohet nga ankorimi dhe fillon të lundrojë për të arritur qëllimin e saj!

24-vjeçari Alillari i ardhur nga Pogradeci, sezonin e fundit si titullar i padiskutueshëm, shënoi 13 gola dhe 10 asist duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai vjen si lojtar me premisa të mëdha dhe si një vlerë e shtuar në sulmin Blu.

FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën Dinamovite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *