Osmani : Kam menduar, se do jete fundi i jetës time!

Osmani : Kam menduar, se do jete fundi i jetës time!

Burim Osmani:
COVID-19, Doppelseitige Lungenentzündung (Pneumonie)

Më rëndë se po të ndodheja ne një qeli burgu izolues ishte koha në Spital, në stacionin izolues COVID-19. Rikujtoj kur isha i semurë rëndë- çfarë me dha forcë e çfarë me solli gati te deshperimi. Ne fillim te vitit aprovova një Check-up-mjekësor, si çdo vit më parë: çdo gjë ishte në rregull, asnjeherë më herët s’kam qenë i semurë rendë. Mbas kthimit nga Kosova, para tri jave, virusi me rrezoj per tokë! Jeta ime ndodhej papritur në tehun e thikes, por e përballova. Mjekët e mirë kanë shumë vlerë!

Unë kisha COVID-19, kallje dyanesore të mushkërive (Pneumonie), vështirësi në frymëmarrje dhe gulçim, temperatur dhe ethe, kollitje brutale, probleme me lukthin dhe ndjenje vetmije. E gjithë forca më ishte zhdukur. Por çfarë pothuajse e njejtë ishte: kjo semundje e rëndon edhe shëndetin mendor. Unë gjithnjë kam menduar se gëzoj shëndet të fortë mental. Ndërkohë kam ndëgjuar prej shumë të semurëve tjerë se edhe ata kishin një rënie në fund te shëndetit psiçik. Unë ndodheja 16 ditë ne izolim total, në Spital. Dhoma ime kishte përmasat 6 me 5 metra. Përpos telefonatave te herë pas hershme nuk kisha bashkëbisedues, nuk guxoja te dal jashtë ambientit, nuk lejohej të vinin vizita. Ndiheja i pafajshem si nje qen kafshues pa mbrojtëse. Më është dhënë ndihmë intenzive me një angazhman të hatashëm. Personeli mjekësor ishte i mbështjellur deri te mosnjohja. Më ësht duhur një javë për të njohur ne sy se cila nga infermieret kujdesej. Ato vinin e vepronin çka ishte e nevojshme dhe ketë e bënin mrekullueshëm. Për shkak të rrezikut nga infektimi vepronin shpejt për të dalur nga Dhoma ime. Po të mos e shënoja se çfare me nevojitej ato iknin pa mundur të hap gojen. Me familjen time komunikoja përmes Telefonit, nganjeherë edhe nga dritaret, pasi dhoma ime ndodhej ne katin e parë.

Në dhomën izoluese mora dhuraten më të çmuar nga një infermiere: Kohë! Njëherë perjetova gjatë nates nje atak me mungesë frymarrje dhe frikë se tani do përfundon çdo gjë! Kam prekur sinjalin urgjent dhe menjëherë arritën mjekët në dhomë, ata rriten sasin e oksigjenit dhe më dhanë një injeksion e posa më është përmirësuar gjendja ata u larguan. Pastaj më pyeti një infermiere: a mund të bëj diçka të mirë per ju? Po i thash: rrini edhe 10 minuta dhe mos më lini vetëm të frikësuar! Ajo qëndroj duke u ulur larg dhe distancuar si mbas regullave. Për sëmundjen nuk kemi biseduar e as për friken që ndjeja. Ajo më shtronte pyetje për profesionin dhe familjen time. Kështu ajo më dhuroj më të çmuarën në ketë situatë, kohë dhe kurajo. Ketë nuk do ja harroj asnjeherë!

Unë mendoj se debatet lehtësuese janë të domosdoshme sepse ato kanë të bëjnë me kufizime në të drejtat themelore dhe çështjen e proporcionalitetit, por mendimi im është se shumë njerëz herët menduan dhe vepruan sikur e kemi tejkaluar ketë situatë. Ne ndodhemi mu në mes për të zbuluar këtë lloj bishe. Dijmë shumë pak! Mendoj se qeverija gjermane veproj me zgjuarsi (shembull edhe për shtetet tjera) dhe s‘duhet të gjunjëzohet asesi para presionit publik.

Apeloj te secili: mbani Maska mbrojtëse të frymëmarrjes dhe distancen, mos ju besoni injorantëve dhe rrjeteve sociale, apo mediave që shperndajnë helm me teori konspirative si. “Jo nuk ekziston, jo nuk ka apo mjekët gënjejnë, e gjithë bota gënjen“.

Qëndroni vigjilent dhe të shëndetshëm sepse kemi vetëm një jetë!
Burimi i juaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *