Trump evakuohet nga konferenca. Pamjet nga konferenca.

Trump evakuohet nga konferenca. Pamjet nga konferenca.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka thënë se dikush ka Shténa me armè në Shtëpinë e Bardhë, derisa ka ndërprerë konferencën për shtyp

Presidenti Trump i ka thënë gazetarëve se incidenti “është nën kontroll”.

Ai është rishfaqur përsëri para gazetarëve, pak momente pasi që një person i mbrojtjes se afërt ka dalë në skenë gjatë fjalimit të tij për gazetarët dhe e ka shoqëruar atë që të largohet nga aty.

Trump është dëgjuar të këtë thënë “Oh!” dhe “çfarë ka ndodhur”, derisa është larguar nga konferenca.

Presidenti u ndërpre në mes të fjalimit kur një agjent i pëshpëriti atij në vesh.

Ai është rikthyer pas nëntë minutave ku i ka thënë gazetarëve se Shërbimi Sekret i SHBA-ve kanë plagosur një të dyshuar, i cili ishte i armatòsur “nga ajo që ai e ka kuptuar”.


Ai ka thënë se një person është dërguar në spital pas incidentit.

Trump ka bërë me dije se kjo është një situatë e pazakonshme por ka lavdëruar profesionalizmin e Shërbimit Sekret.

“Kishte të shtèna jashtë Shtëpisë së Bardhë”, tha presidenti. “Situata është nën kontroll të plotë”.

“Kishte të shténa , një person është dërguar në spital. Nuk di në çfarë gjendje shëndetësore është ky person”, ka thënë Presidenti. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *