Selimi: Mocioni nuk nënkupton koalicion me PDK-në

Selimi: Mocioni nuk nënkupton koalicion me PDK-në

Rexhep Selimi ka theksuar se, mocioni për mobesim nuk ka të bëjë me koalicionin me PDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

I ftuar në emisionin 10 Live në Kanal10, ai ka thënë se mocioni për mobesim i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të bëjë me krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Thirrja për mbështetje të mocionit për mobesim, nuk nënkupton dhe në raste të tjera as nuk përjashton, por nuk nënkupton që me atë që e bën rrëzimin e qeverisë, e bën edhe formimin e koalicionit’’, ka deklaruar Selimi, shkruan Kanal10.

Sipas tij, mbështetja e këtij mocioni lidhet me interesat e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

‘’Edhe PDK-ja dhe edhe të tjerët, nuk është se duhet të mbështetin Lëvizjen Vetëvendosje në një mocion mosbesimi, është respect për të gjithë qytetarët e vendit, që ta rikonfirmojnë edhe njëherë mbështetjen e tyre’’, ka shtuar më tej anëtari i VV-së./Kanal10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *