Lutfi Haziri: Java e ardhshme, vendimtare për qeverinë – priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

Lutfi Haziri: Java e ardhshme, vendimtare për qeverinë – priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për Kanal 10, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare.

“Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri ndër tjerash.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet./Kanal10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *