Jadon Sancho “tradhton” Manchesterin

Jadon Sancho “tradhton” Manchesterin

Jadon Sancho do të mbetet në Dortmund! Sulmuesi nuk do të largohet nga Bundesliga as në sezonin e ardhshëm dhe diçka e tillë është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc.

Zyrtari i lartë i verdhezinjëve ka qenë i prerë në deklaratën e tij dhe ka folur me siguri se talenti anglez do të mbetet në Gjermani. “Jadon Sancho do të jetë lojtar i Dortmundit në sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Manchester United interesohej për shërbimet e tij, por në fund nuk u arrit gjuha e përbashkët me anglezët. Sancho ishte ende nuk kishte vendosur për të ardhmen, por duket se tashmë ka vendosur që të mbetet me verdhezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *