Igli Tare në sulm për të transferuar dy shqiptarët Kumbulla dhe Muriqi

Igli Tare në sulm për të transferuar dy shqiptarët Kumbulla dhe Muriqi

Igli Tare ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Objektivi kryesor i tij është sigurimi i një mbrojtësi cilësor si dhe të një sulmuesi që mund të zëvendësojë denjësisht Immobilen.

Skuadra turke kërkon të rregullojë bilancet këtë sezon, një situatë që mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga Lacio. Me gjatësinë 1.94 cm dhe 94 kg, 15 gola në 32 ndeshje Muriqi është sulmuesi që i mungon Lacios.

Fenerbahce kërkon rreth 20 milionë euro, por Tare shpreson të kursejë disa miliona. Përveç sulmit, Lazio dëshiron të rregullojë edhe prapavijën, ku objektivi primar mbetet një tjetër shqiptar, Marash Kumbulla.

Inter është në avantazh në negociatat për lojtarin e Veronës por bisedimet janë ngadalësuar, pasi Inter po vlerëson edhe opsione të tjera. Kjo mund të jetë arsyeja që Verona të vendosë të pranojë propozimin e Lazios 20 milionë euro së bashku me Andre Anderson.

Deri më 23 gusht Igli Tare kërkon të bëj publike arritje të rëndësishme me vetëdijen se afrimi i një mbrojtësi të nivelit të Kumbullës dhe një sulmuesi potent si Muriqi edhe sezonin e ardhshëm do ta vinte emrin e Lazios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *